top of page
Image by Abenteuer Albanien
Flag_of_Albania_edited.jpg

Shërbime AL 

Shërbime Ligjore

  • Përfaqësim ligjor nga Britania në Shqipëri, përmes partnerëve tanë lokalë, përmban një gamë të gjerë të shërbimeve, përfshirë:

  • Çështjet Civile: Përfaqësim në çështje të ndryshme civile, si për shembull, divorc, ndarje pronash, dhe çështje familjare të tjera. Ne ofrojmë këshillim ligjor dhe asistencë në procedurat gjyqësore për të zgjidhur këto çështje në mënyrë ligjore dhe efikase.

  • Çështjet Penale: Përfaqësim ligjor në rastet e çështjeve penale, duke përfshirë mbrojtjen tuaj në gjykatë dhe zbatimin e të drejtave tuaja kushtetuese. Ne punojmë me partnerët tanë lokalë për të siguruar një përfaqësim të përsosur dhe për të garantuar drejtësinë nëpërmjet sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

  • Çështjet Pronësore: Ju ofrojmë asistencë dhe përfaqësim në çështje pronësie, duke përfshirë blerjen, shitjen, transferimin, apo çështje të tjera të pronësisë. 

  • Aplikim për Leje Qëndrimi (Resident Cart): Nëse jeni shtetas i huaj dhe dëshironi të zhvendosni në Shqipëri, ne ju ofrojmë ndihmë dhe këshillim në procesin e aplikimit për Lejen e Qëndrimit. Ne punojmë me ju dhe autoritetet kompetente për të siguruar që procesi të jetë i suksesshëm dhe që të merrni lejen e qëndrimit për të qëndruar ligjërisht në Shqipëri.

  • Formulim dhe Konsulence Ligjore për Kontrata: Ju ofrojmë këshillim ligjor dhe ndihmë në formulimin e kontratave ndërmjet palëve. Gjithashtu, mund të ofrojmë konsultime paraprake dhe vlerësimin e kontratave që ju propozohen për t'u firmosur, për të garantuar se ato janë të përputhshme me interesat tuaja dhe për të shmangur çështjet e mundshme në të ardhmen.

Ndërmjetësime

​

  • Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta): Ju ndihmojmë në procesin e aplikimit për Lejen e Martesës, një dokument ligjor që është i nevojshëm për të lidhur martesën në Shqipëri. 

  • Lidhje Martese me shtetas shqiptar: Nëse jeni shtetas i huaj dhe dëshironi të lidheni martesë me një shtetas shqiptar, ne ju ofrojmë këshillim dhe ndihmë për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për të realizuar procesin e lidhjes së martesës në përputhje me ligjin shqiptar.

  • Lidhje Martese me shtetas të huaj: Nëse jeni shtetas shqiptar dhe dëshironi të lidheni martesë me një shtetas të huaj, ne ju ofrojmë këshillim dhe ndihmë për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për të realizuar procesin e lidhjes së martesës në përputhje me ligjin shqiptar.

  • Pasaportë dhe kartë identiteti: Ne ju ndihmojmë në procesin e aplikimit për pasaportë dhe kartë identiteti nëpërmjet partnerëve tanë lokalë. 

  • Regjistrim fëmije: Ju ofrojmë ndihmë dhe këshillim në regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, përfshirë plotësimin e dokumentacionit dhe procesin e regjistrimit sipas ligjit shqiptar.

  • Regjistrim martese: Ne ju ndihmojmë në regjistrimin e martesës tuaj në Shqipëri, duke siguruar që të gjitha procedurat dhe dokumentacioni të realizohen në përputhje me ligjin shqiptar.

  • Dëshmi Penaliteti: Ne ju ofrojmë ndihmë për aplikimin dhe marrjen e dëshmive penale në Shqipëri, në përputhje me procedurat dhe rregulloret e vendit.

  • Shërbime të tjera përmes E-Albanias

  • Shërbime noteriale (Prokura, Vula Apostile e të tjera.)

Biznes në Shqipëri 

  • Ofrojmë konsulencë dhe asistencë në fushën e investimeve dhe bashkëpunimeve.

  • Gjithashtu, ofrojmë shërbime ndërmjetësimi për të ndihmuar në prodhimin lokal në Shqipëri. 

  • Ndihmë në procesin e rregjistrimit të biznesit në vend.

  • Përveç kësaj, ofrojmë ndihmë në hartimin e bazave kontraktuale mes palëve të ndryshme.

Shërbime të tjera

  • Ofrim shërbime përkthimi zyrtar dhe të licencuar në gjuhët Anglisht, Frengjisht dhe Italisht.

  • Ne, në SK Legal Consulting, përmes notereve të besuar marrim përkthimin dhe noterizimin ligjor të dokumenteve tuaja për të siguruar vlefshmëri ligjore dhe saktësi.

  • Përveç kësaj, ofrojmë përkthim dhe konvertim të diplomave për të ndihmuar në njohjen e tyre në kontekstin e vendit të destinacionit.

*Të gjitha çështjet ligjore në Shqipëri zhvillohen përmes partnerit tonë ekskluziv, Vivere in Albania.

Na kontakto për  të rezervuar konsulten tënde 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram
  • TikTok

Faleminderit!

bottom of page